Site icon Telegrafi

Aktorja e njohur turke Zuhal Olcay dënohet me burg pasi fyeu publikisht Erdoganin

Gjykata e Apelit në Stamboll ka dënuar me 11 muaj e 20 ditë burg aktoren dhe këngëtaren e njohur turke, Zuhal Olcay.

Verdikti i këtij dënimi iu komunikua nën akuzat për fyerje publike ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Recep Tayyip Erdogan (Foto: Getty Images)

Ngjarja për të cilën ajo akuzohet, kishte të bënte me fyerjet publike që ia kishte bërë Erdoganit në një lokal muaj më parë.

Dënimi i saj është zbutuar me pendesën e shfaqur nga aktorja për gabimin e bërë.

Ajo ka theksuar në Gjykatë se ajo çfarë kishte bërë “ishte një veprim impulsiv”.

Zuhal Olcay

Zuhal kërkoi abrogimin e vendimit të gjykatës ose kthim të dënimit në gjobë me para. Por gjykata vendosi vetëm shtyrje të dënimit me 1 vit e 6 muaj.

Aktorja Olcay është mjaft e njohur në Turqi, ndërsa ka qenë pjesë e më shumë se 15 serialeve turke që prej vitit 1980.

Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”. /Telegrafi/

Exit mobile version