Aktorja e njohur britanike Millie Bobby Brown, po e përqafon bukurinë e saj natyrale.
Ylli i filmit Damsel, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Drew Barrymore Show dhe u paraqit pa pikë grimi, shkruan People.
Aktorja 20-vjeçare, kësaj here nuk vendosi të lyhej, duke përqafuar thjeshtësinë e saj.
Bobby Brown dukej përsëri e bukur, dhe të gjitha veçoritë e fytyrës dukeshin edhe më të theksuara pa make-up.
Ajo vendosi vetëm një fashë në formë fluture për të mbuluar një puçërr në fytyrë. /Telegrafi/