Astrid Whettnall do të jetë prezente në shfaqjen e filmit ”Road to Istanbul”, që do të shfaqet sonte në Ohër, ku është duke u mbajtur ”Film Fest”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aktorja e njohur franceze luan rolin kryesor në këtë film.
Ndryshe, është paraparë që në këtë festival të shfaqen gjithsej 44 filma të shkurtër, ndër të cilët, pesë janë nga Maqedonia.
Sot është dita e parafundit e festivalit./Telegrafi/