Aktorja e njohur amerikane Bella Throne ka tronditur opinionin së fundmi me një të vërtetë rreth të kaluarës së saj!
Ish-ylli i ‘Disneyt’ ka treguar denoncimin e saj për kampanjën “Time’s Up”, faktin se është abuzuar seksualisht deri në moshën 14 vjeçare.
“Jam abuzuar seksualisht nga dita që arrij ta mbaj mend deri në moshën 14-vjeçare… “, ka treguar ajo mes lotësh.
Gjersa përmes një fotografie të publikuar së fundmi në Instagram, Thorne ka bërë një tregim më të detajishëm të tmerrit që ka përjetuar.
“Pastaj më në fund pata kurajën të mbyll me çelës derën dhe të ulem përpara. Për të gjithë natën! Duke pritur që dikush të përfitonte sërish nga jeta ime. Prita që të përfundojë dhe ndodhi. Por disa nga ne nuk kanë qenë kaq me fat sa të dalin gjallë… Ju lutem, sot duhet të mbroni çdo qenie të keqtrajtuar”, (sic.) ka shkruar e famshmja Bella Thorne. /Telegrafi/