Nuk janë të pakta rastet kur yjet me famë botërore përzgjedhin stilistët shqiptarë për veshjet e tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe aktorja amerikane, Naturi Naughton, e cila në një nga eventet e fundit është veshur me kreacion të stilistes nga Prishtina, Lua Stublla.
Naughton e cila ndiqet nga mbi 2 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka ndarë me krenari emrin e dizenjatores kosovare, e cila stiloi fustanin e saj.
Përndryshe, ajo është e njohur nga pjesëmarrja në serialet e njohura si: “The Client List”, “The Power”, dhe “The Playboy Club”.
Lia Stublla është një emër mjaft i zgjedhur edhe nga artistet shqiptare për dizajnimin e veshjeve të tyre.
Muaj më parë, dukjen Lias ia kishte besuar edhe motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena. /Telegrafi/