Disney dhe Lucasfilm e kanë paralajmëruar episodin e nëntë të “Star Wars”, në të cilin do të paraqitet edhe aktorja Carrie Fisher, e cila ndërroi jetë në vitin 2016.
Në fakt, xhirimet ishin realizuar për “Star Wars: Force Awakens”, mirëpo meqenëse skenat nuk ishin lansuar asokohe, ato do të publikohen në vazhdimin e radhës.
“Shumë e kemi dashur Carrie Fisherin dhe jemi shumë të lumtur që e kemi gjetur mënyrën që ajo të jetë pjesë e këtij episodi”.
“E kemi gjetur mënyrën që ta nderojmë atë, prandaj për këtë film i kemi shfrytëzuar xhirimet e papublikuara atë episodit të shtatë”, ka thënë regjisori JJ Abrams.
Përvec Fisherit që do ta shohim në rolin e princeshës Leia, në vazhdimin e ri do t’i shohim edhe Mark Hamillin në rolin e Luke Skywalker, si edhe Billy Dee Williamsin si Lando Calrissian.
Krahas tyre, në role të tjera do të paraqiten edhe Richard E Grant, Anthony Daniels, Daisy Ridley, John Boyega, Lupita Nyong’o, Domhnall Gleeson, si edhe aktorja britanike, Naomi Ackie.
Xhirimet e vazhdimit të ardhshëm të “Star Wars” do të nisin në javën e ardhshme në Londër, kurse premiera është caktuar për në dhjetor të vitit 2019. /Telegrafi/