Site icon Telegrafi

Aktorja e lindi vajzën në ujë, por ç’duhet të dini rreth metodës në fjalë

Pesë muaj më parë, aktorja e famshme Hilary Duff solli në jetë vogëlushen Banks, ndërsa në ditëlindjen e saj vendosi të postonte në Instagram një video gjatë ardhjes në jetë të së voglës

“Për një kohë të gjatë e kam pyetur veten nëse duhet ta publikoj këtë video, për vetë faktin se është tepër personale.” shkruan Duff në hyrje të dedikimit, teksa përkrah tij gjendet videoja ku aktorja shfaqet në një vaskë me ujë dhe përqafon të sapoardhurën në jetë.

Tani le të ndalemi për pak këtu dhe të flasim rreth lindjes në ujë.

Një mënyrë e tillë mundëson një ardhje më pak traumatike të fëmijës për shkak se ky i fundit nuk ndryshon mjedis, përkundrazi kalon nga lëngjet e placentës në vaskën me ujë.

Po kështu uji stimulon dhe tkurr qafën e mitrës duke ulur probabilitetin e një çarjeje të mundshme vagjinale. Gjithashtu zvogëlohet kohëzgjatja e lindjes dhe realizohet zbutja e dhimbjeve të fuqishme.

Megjithatë, duhet të dini se lindja në fjalë nuk është për këdo dhe sigurisht që shoqërohet me problematika të caktuara, këshillon Anabel. Duhet patur shumë kujdes pasi nëna dhe fëmija rrezikojnë të preken nga infeksione të ndryshme.

Metoda në fjalë nuk është aspak e këshillueshme kur lindja është e parakohshme ose nëna vuan nga hipertensioni.

Nëse vendosni të kryeni një lindje të tillë duhet PATJETËR ndihma e personelit të kualifikuar. Lexoni sa më shumë dhe konsultohuni me profesionistë. /Telegrafi/

Exit mobile version