Telegrafi

Aktorja e ‘James Bond’, Olga Kurylenko thotë se është e prekur me coronavirus

Olga Kurylenko dhe James Bond

Olga Kurylenko, modelja dhe aktorja me origjinë nga Ukraina që luajti së bashku me Daniel Craig në “Quantum of Solace”, njoftoi në Instagram të dielën se ajo ishte diagnostikuar me coronavirus.

Ajo bëri njoftimin nga ajo që dukej si një dritare apartamentesh, duke thënë se është sëmurë “për gati një javë”.

“Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore”, tha ajo. “Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht”.

Aktorja i bashkohet një liste në rritje të të famshmëve ndërkombëtarë, të cilët janë diagnostikuar me COVID-19.

Përhapja e COVID-19 ka prekur më shumë se 162,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka lënë më shumë se 6.000 të vdekur, derisa me mijëra raste të reja konfirmohen çdo ditë.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit në 68, dhe vetëm Virxhinia Perëndimore është shteti pa një rast të konfirmuar.

Coronavirusi, për shumicën, shkakton vetëm simptoma të tilla si ethe dhe kollë.

Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë. /Telegrafi/