Aktorja e “James Bond”, Naomie Harris, ka shprehur mbështetjen e saj për Regé-Jean Page si pasardhësin e Daniel Craig në rolin e 007.
Harris, e njohur për rolin e Eve Moneypenny, tha për “Harper’s Bazaar UK” se Regé-Jean Page ka një stil dhe elegancë që e bën atë një kandidat ideal për rolin e James Bond-it.
Gjatë intervistës, ajo u shpreh skeptike për ndryshimet e mundshme që Amazon mund t’i sjellë ekskluzivitetit të Bond-it, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së elementeve klasike të sagës.
Harris foli gjithashtu për eksperiencën e saj me nominimin për “Oscar” në 2017 për filmin “Moonlight”, duke pranuar se nuk e kishte dëshiruar atë proces.
“Ishte si një fushatë politike”, tha ajo, duke zbuluar se për pak kishte menduar të largohej nga aktrimi pas presionit të madh të promovimit të filmit.
Ndërkohë, spekulimet për James Bond-in e ardhshëm vazhdojnë, me emra si Aaron Taylor-Johnson, Theo James dhe Idris Elba mes pretendentëve kryesorë.
Pavarësisht thashethemeve për një ndryshim radikal në karakterin e Bond-it, Amazon ka konfirmuar se ai do të mbetet mashkull dhe britanik. /Telegrafi/