Aktorja Scarlett Byrne ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me Cooper Hefner.
Byrne, 29 vjeçare, e cila luajti Pansy Parkinson në filmat “Harry Potter”, lindi një vajzë të quajtur Betsy Rose Hefner më 24 gusht.
“Në orën 5:23 të pasdites së sotme Scarlett dhe unë mirëpritëm vajzën tonë Betsy Rose Hefner. Ne jemi të mbushur me dashuri dhe gëzim”, shkroi Hefner, 28 vjeç, në llogarinë e tij në Instagram, krahas disa imazheve të foshnjës së porsalindur.
Hefner ka thënë për E!News se vajza e tij është emëruar në bazë të gjyshes së tij Betsy Aldridge-Conrad, e cila vdiq në korrik të këtij viti.
“Scarlett dhe unë jemi shumë të lumtur”, tha ai për E!News.
Në nëntor të vitit të kaluar, dyshja u martuan në një ceremoni në Los Angeles.
Ata ishin fejuar në gusht të vitit 2015 ndërsa ishin në Londër.
Hefner kaloi disa vjet duke punuar për kompaninë ‘Playboy’ të babait të tij të ndjerë, Hugh Hefner, por përfundimisht u largua për të filluar kompaninë e tij të mediave.
Ai tani po planifikon të kandidojë si një demokrat për Senatin e Kalifornisë. /Telegrafi/