Site icon Telegrafi

Aktorja e “Harry Potter” Jessie Cave hap llogari në OnlyFans

Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në filmat “Harry Potter”, ka zbuluar se po hap një llogari në ‘OnlyFans’ për të ndihmuar veten të dalë nga borxhet dhe për t’u “fuqizuar”.

Ajo theksoi se llogaria do të ketë një qasje joseksuale, duke ofruar përmbajtje të fokusuara te flokët, për ata që kanë një interes të veçantë në këtë fushë.

Duke folur në podcast-in e saj “Before We Break Up Again”, Cave, 37 vjeçe, tha: “Është një fetish. Fetish nuk do të thotë domosdoshmërisht diçka seksuale”, shkruan euronews.

Ajo shtoi se tashmë ka vërejtur interes të madh për videot e saj me flokë në Instagram dhe e sheh këtë hap si një mënyrë për të eksploruar një treg të ri.

Në blogun e saj “Substack”, Cave shpjegoi se synimi i saj është të qëndrojë në platformë për një vit, për të ndihmuar në sigurimin e një shtëpie dhe shlyerjen e borxheve.

“Më duket sikur po bëj diçka të guximshme, diçka pak të ndyrë. Më pëlqen kjo. Po e thyej rregullin e ‘aktores së mirë’”, shkroi ajo.

Aktorja nuk është e vetmja që i është drejtuar ‘OnlyFans’ për të ardhura shtesë. Lily Allen ka pranuar se fiton më shumë para nga abonimet për fotografitë e këmbëve sesa nga dëgjimet e saj në “Spotify”, ndërsa aktorja e “The Sopranos”, Drea de Matteo, tha se platforma i shpëtoi shtëpinë kur ishte në vështirësi financiare.

Me gjithnjë e më shumë të famshëm që eksplorojnë ‘OnlyFans’ si një burim të ardhurash, platforma po shndërrohet në një mjet të fuqishëm për ata që kërkojnë më shumë pavarësi financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version