Telegrafi

Aktorja e “Glee”, Lea Michele bëhet nënë për herë të parë

Lea Michele (Foto: Getty Images/Guliver)

Lea Michele është bërë nënë për herë të parë.

Aktorja e “Glee”, 33 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, sipas një burimi pranë revistës People.

“Ata janë të lumtur dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë burimi.

People po ashtu konfirmon se çifti e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin, Ever Leo.

Një burim konfirmoi shtatzëninë e Michele për People në prill, duke shprehur se ajo dhe Reich, 37 vjeçar, ‘kanë dashur gjithmonë të jenë prindër’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lea Michele

Çifti ndërkohë filluan takimet në korrik të vitit 2017.

People raportoi ekskluzivisht në mars 2019 që Michele dhe Reich u martuan në një ceremoni private dhe romantike në Kaliforninë Veriore, duke festuar me mbi 200 anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë, përfshirë Darren Criss dhe Becca Tobin.

Që kur njoftoi lajmet për shtatzëni, Lea ka shpërndarë një sërë fotografish duke treguar çdo moment të ndryshimit në jetën e saj. /Telegrafi/