Site icon Telegrafi

Aktorja e filmit “Home Alone” është shfaqur në një sfilatë mode – sa ka ndryshuar Kristin Minter

Pjesë nga filmi "Home Alone"

Çdo dimër, filmi “Home Alone” është një traditë e pazëvendësueshme festash për shumëkënd dhe duke pasur parasysh se kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga publikimi i tij, shumë njerëz pyesin se si duken sot aktorët e filmit.

Së bashku me Kevinin, të luajtur nga Macaulay Culkin, i cili sot është 44 vjeç, së fundmi me pamjen e saj tërhoqi vëmendjen edhe aktorja Kristin Minter, e cila në film luante motrën më të madhe të Heather McCallister.

Aktorja sot është 59 vjeçe dhe në profilin e saj në Instagram ka publikuar foto nga sfilata e Javës së Modës në New York, të cilat kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen.

Gjegjësisht, aktorja është shfaqur në sfilatën e Dennis Bass dhe duke pasur parasysh se të gjithë e mbajnë mend si vajzën e filmit, shumë janë interesuar se si duket ajo sot.

Madje ajo e ka ndarë lajmin për paraqitjen në profilin e saj në Instagram, duke thënë se është çmenduri që lajme të tilla vazhdojnë të dalin.

Përveç rolit të saj në filmin “Home Alone”, Minter u shfaq edhe në “Cool as Ice”, “What If”, “Diamond Men”, “Honeyglue”.

Filmi i vitit 1990 është aktual para pushimeve dimërore, dhe shikohet vazhdimisht në mbarë botën gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Filmi fitoi 285 milionë dollarë në arkë, dhe gjatë viteve që pasuan, ai forcoi vendin e tij si një nga filmat më të mëdhenj të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Exit mobile version