Amina Axelsson ka kaluar dy rrethoja dhe ka hyrë në ringun që ndodhet në Marbella të Spanjës.
Suedezja ka nxjerrë një baner, ku shkruan: “Ndalojeni luftën me dema”.
Mirëpo, me të hyrë në terrenin prej dheu, ajo është larguar me forcë, nga njëri prej asistentëve të matadorit, transmeton Telegrafi.
Gruaja 41-vjeçare, e cila ka famë në industrinë e filmave për të rritur, është aktiviste e fuqishme e të drejtave të kafshëve.
Në anë tjetër, me gjithë kërkesat për ndalimin e luftërave me dema, Spanja ende po e lejon këtë lojë tradicionale. /Telegrafi/