Në mesin e viktimave nga pandemia coronavirus kanë filluar të jenë edhe figurat publike. Aktorja dhe producentja, Hilary Heath, ka ndërruar jeta pas komplikimeve që pati nga COVID-19, shkruan Page Six.
Përmes rrjetit social Facebook, djali i saj Godson Alex Williams konfirmoi vdekjen e nënës së tij në moshën 74 vjeçare.
“Ne e humbëm nënën time të mrekullueshme, Hilary Heath, me Covid-19 javën e kaluar”, ka bërë të ditur Williams.
“Rikrijimi i saj më i mrekullueshëm erdhi në mesin e viteve gjashtëdhjeta, kur fitoi një diplomë master nga Oksfordi në psikologji dhe u bë një këshilltare i vartësisë, e specializuar në CBT”.
“Ajo punoi në klinika në të gjithë botën, shpesh falas, shpesh me persona shumë të privuar dhe të dëshpëruar, dhe e vlerësoi këtë si punën e saj më të vlefshme deri tani. Ajo ishte një forcë e natyrës, dhe nuk mund ta duroj se nuk është më me ne”, thuhet më tej.
Një numër aktorësh, muzikantë dhe të tjerë kanë humbur jetën e tyre si pasojë e komplikimeve pas infektimit me coronavirus. /Telegrafi/