Jordana Brewster është aktore dhe modele braziliane e lindur në Panama, e cila e ka filluar karrierën në vitin 1995. Asokohe 36-vjeçarja u paraqit në telenovelën “All My Children”.
Popullaritetin e madh e arriti në vitin 2001 me rolin e saj në hit filmin amerikan “The Fast and the Furious”, ku luajti rolin e Mia Torettos, ndërsa rolin e përsëriti edhe në vazhdimet “Fast & Furious”, “Fast Five”, “Fast & Furious 6” dhe “Furious 7”.
Ajo është e martuar me producentin Andrew Form, i cili qëndron prapa filmave, si “Teenage Mutant Ninja Turtles”, “The Purge” e “The Texas Chainsaw Massacre”.
Njëherësh falë trupit të saj, Jordana është rregullisht pjesë e ballinave të revistave me nam, si Maxim. Njëherësh, krahas të gjitha angazhimeve profesionale, ajo është nënë e një djali. /Telegrafi/