Telegrafi

Aktorja e famshme si edhe të gjitha femrat e zakonshme: “Nuk vë grim dhe nuk laj flokët çdo ditë”

Në një bisedë për revistën Glamour, Mila Kunis, aktore amerikane me prejardhje ukrainase, ka treguar, veç tjerash, për grimin dhe kujdesin për flokët.

Ajo aktualisht është shtatzënë dhe pret të lindë fëmijën e dytë në martesën me Ashton Kucherin. Shpesh e shohim të relaksuar, andaj Mila ka treguar sa e do dukjen natyrore, transmeton Telegrafi.

“Femrat kanë shprehi të çuditshme që të përpiqen të duken të përsosura. Femrat vazhdimisht i bëjnë presion vetes për shkak të pritjeve të imponuara joreale të shoqërisë dhe medieve”, ka thënë Mila Kunis, e cila në procesin e botimit të kryeartikullit të revistës Glamour, ka pozuar pa grim fare.

Aktorja ka thënë që nuk e ka zakon të bartë me vete grimin.

“As flokët nuk i laj çdo ditë. Ua kam lakmi femrave të cilat zgjohen herët për të vënë grimin. Mendoj që kjo është super, mirëpo unë nuk jam e tillë. Ky fotografim pa grim, ku më kanë vënë vetëm kremin, ishte i shkëlqyeshëm për mua”, ka thënë Mila. /Telegrafi/