Andie MacDowell i ka pranuar ndryshimet që vijnë me plakjen dhe vendosi ta ndërpresë ngjyrosjen e flokëve gjatë pandemisë.
“Gjatë pandemisë, mund t’i shihja rrënjët ngjyrë hiri që qëndronin me fytyrën, lëkurën dhe sytë e mi, dhe më pëlqeu. Ndjeva se do të isha më e lumtur. Dhe jam më e lumtur. Më pëlqen shumë”, ka thënë ajo.
Flokët e saj të thinjura tashmë mund të shihen edhe në premiera të ndryshme dhe aktorja e ka shpjeguar arsyen pse ka vendosur të veprojë kështu.
“Unë i kam 64 vjet dhe kjo është koha e jetës sime. Në fund do të jem gri. Dhe doja ta jetoja këtë përvojë dhe të ndihesha ashtu siç jam në të vërtetë”, ka deklaruar ajo.
Aktorja ka treguar se motra e saj e frymëzoi që ta linte natyrën ta bëjë të veten. Motra e saj është 18 muaj më e madhe dhe i ka mbajtur flokët e thinjura gjë që e ka bërë xheloze.
“Mendova se dukej shumë më e bukur sepse ishte natyrale. Unë isha xheloze”, ka shpjeguar Andie, e cila është nënë e tre fëmijëve.
Në një kohë kur gratë shpesh përdorin filtra për të fshehur të metat e tyre, aktorja pretendon se dëshiron të ndihet më rehat, por pranoi se nuk është gjithmonë e lehtë. /Telegrafi/