Shumë njerëz ëndërrojnë të puthin yjet hollivudianë, sidomos kur bëhet fjalë për një aktore kaq të talentuar dhe një femër tërheqëse siç është Uma Thurman.
Teksa po jepte një çmim në galanë e “amfAR” në Kanë, aktorja mori papritur një puthje pasionante nga sipërmarrësi Lapo Elkann.
Të fitosh një çmim që vlen rreth 175.000 euro nuk është diçka e vogël dhe Lapo nuk ka ngurruar ta shprehë gëzimin ndryshe. Pasi tërhoqi çmimin ai menjëherë iu afrua aktores duke e puthur në buzë, transmeton TCH.
Fillimisht dukej një gjest instiktiv, por ama Uma nuk e priste që puthja do të ishte aq e papritur, pasionante dhe sidomos e sikletshme.
46-vjeçarja nuk mund të bënte asgjë, përveçse të ecte me rrymën dhe t’ia kthente puthjen sipërmarrësit përfitues.