Aktorja e famshme, Mila Kunis së fundmi ka rënë në syrin e medieve të huaja për një gjest shumë të veçantë dhe fisnik.
Mund të jetë një nënë “e keqe”, por ajo është një vajzë e mirë, shkruan për të DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ajo i ka befasuar prindërit e saj, duke ua renovuar atyre banesën, ngase vet aktorja rrjedh nga një familje modeste në aspektin ekonomik.
Banesa e prindërve të saj në Kaliforni kishte marrë një pamje krejt tjetër, ndërsa me të hyrë në të, prindërit e Milas nga emocioni nuk u përmbajtën dot, duke shpërthyer kështu të dy së bashku në lot.
Aktorja 33-vjeçare ka treguar se prindërit për të janë gjëja më e shtrenjtë, ndaj ndihet e lumtur që ka mundësinë t’i bëjë krenarë ata. /Telegrafi/