Aktorja Jessica Chastain, aktore e nominuar dy herë për Çmimin prestigjioz Oscar, ka shkruar dje për aktorin e vogël nga Kosova, Val Maloku.
Dyshja ka luajtur bashkë në filmin “The Zookeepers Wife”, ndërsa derisa Vali e ka quajtur aktoren si nënën e tij për dy muaj sa është xhiruar filmi,
Jessica me fansat e saj ka ndarë një foto me Valin, bashkangjitur me një urim, shkruan KultPlus.com
“E kam dashuruar punën me ty, zemër. Ti je kaq i mrekullueshëm në film” ka shkruar Jessica Chastain, e cila ka në bagazhin artistik edhe dy nominime nga Akademia Britanike e Filmit.
Val Maloku luan në “The Zookeepers Wife” pas rolit që pati tek filmi “Babai”, ku edhe ra në sy me talentin e tij, më pas për tu ngjitur në një film me një aktore të kalibrit hollivudian.
Filmi “The Zookeepers Wife” u dha premierë me 8 mars në Poloni. Val Maloku në film luan rolin e Ryszard Żabiński, ndërsa Jessica Chastain vjen në rolin e Antonina Żabińska.