Site icon Telegrafi

Aktorja e “Doctor Who”, Barbara Shelley vdes në moshën 88 vjeçare

Foto: Deadline

Barbara Shelley, një aktore britanike e filmave horror dhe ylli i “Doctor Who”, ka vdekur në moshën 88 vjeçare nga COVID-19.

Ajo ishte e njohur më së shumti për punën e saj në filma horror të realizuar nga produksioni ‘Hammer’.

E njëjta luajti së bashku me Christopher Lee në “Dracula: Prince of Darkness”, ndërsa filmat e tjerë të shquar përfshinin “Rasputin: Monk Mad” dhe “Quatermass And The Pit”.

Barbara gjithashtu bëri shumë punë edhe në televizion, më së shumti u shfaq në një varg episodesh të vitit 1984 në “Doctor Who”, në të cilën interpretoi Sorastën në “Planet of Fire”

Aktorja Nicola Bryant shkroi në Twitter:

“Ajo kishte pjesë të tjera në “EastEnders”, “Blake’s 7” dhe “The Avengers”, ndërsa krediti i saj i fundit i madh për aktrim erdhi në 1989 në miniserialin e BBC-së të Peter O’Toole, “The Dark Angel””.

Barbara Shelley (Foto: LMPC via Getty Images)

Agjenti i Shelley, Thomas Bowington, deklaroi se mund të jetë infektuar me coronavirus gjatë një kontrolle në spital.

“Ajo kaloi dy javë në spital para Krishtlindjeve. Ka shumë të ngjarë që Covid do të dalë në certifikatën e vdekjes”, tha Bowington. /Telegrafi/

Exit mobile version