Site icon Telegrafi

Aktorja Delinda Disha zbulon se ka humbur binjakët, pak ditë pasi njoftoi se ishte shtatzënë

Dy javë më parë aktorja e njohur shqiptare, Delinda Disha njoftoi se ishte shtatzënë për herë të dytë.

Aktorja përmes një postimi në Instagram ku shihej me barkun e rrumbullakosur në një portret familjar zbuloi se ishte në pritje të binjakëve.

Por, ajo sot (e mërkurë) ka ndarë lajmin e trishtë duke deklaruar se ajo ka humbur fëmijët binjakë që po priste.

Foto: Delinda Disha/Instagram

Disha përmes një shkrimi në InstaStory u shpesh se është në gjendje të mirë fizike, por të cilin po e përjeton rëndë nga ana psikologjike.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, ka shkruar Delinda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Delinda Disha

Kujtojmë që Delinda dhe bashkëshorti i saj, Eldo kanë edhe një djalë, i cili në muajin shkurt mbushi 5 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version