Aktorja amerikane, Christina Ricci, ka deklaruar se karantina ka qenë një kohë e rrezikshme për familjen e saj, dhe tani ka frikë për jetën e saj dhe të djalit.
Aktorja paraqiti të mërkurën një kërkesë për urdhër ndalimi kundër bashkëshortit James Heerdegen, i cili siç pretendon filloi ta abuzonte në dhjetor të vitit 2019. Në paraqitjen në gjykatë, Christina theksoi se e rrahu atë, e pështyu dhe përdori forma të tjera të dhunës. Incidenti, gjatë së cilës pësoi mavijosje të shumta, e bindi atë se duhej ta linte.
Ricci shton se i tha James se donte një divorc, por mbetën së bashku pasi menjëherë filloi karantina në mars dhe ‘u gjend e bllokuar në shtëpi me një abuzues të dhunshëm’.
Në dokumente, pretendon se Heerdegen e sulmoi atë dy herë në qershor, ndërsa ishin akoma në izolim dhe e parandaloi që të telefononte 911.
Gjatë sulmit të dytë, Christina tha se e pështyu dhe i hodhi kafe e karrige në fytyrë – teksa djali i tyre gjashtë vjeçar po shikonte.
E njëjta paraqiti disa fotografi në gjykatë, duke treguar lëndimet që mori nga partneri i saj.
Sipas atyre dokumenteve, të marra nga TMZ, gjithashtu ka frikë se abuzimi i Heerdegen mund të kthehet në vdekjeprurës. Gjatë një udhëtimi me makinë në fund të vitit 2019, pretendon se James ‘tha diçka që e bëri të mendonte se mund ta vriste’.
Edhe pse ai tashmë është larguar, aktorja dëshiron një urdhër ndalimi në mënyrë që ta bllokojë James të kthehet. /Telegrafi/