Legjenda e filmit, Brigitte Bardot, bëri një paraqitje jashtëzakonisht të rrallë në ditëlindjen e saj të 89-të, teksa u shfaq në një makinë në jug të Francës.
Ylli i ekranit u pa pas timonit të një minibusi të vjetër të bardhë, gjersa la vilën e saj luksoze La Madrague në Saint Tropez për në pronën e saj në La Garigue.
Kjo është hera e parë që Brigitte shihet në vite dhe vjen pasi ajo pësoi një frikë të tmerrshme shëndetësore në korrik.
Bashkëshorti i aktores franceze, Bernard d’Ormale, konfirmoi se ajo kishte vuajtur nga vështirësi në frymëmarrje dhe një ambulancë u thirr në rezidencën e tyre në Saint Tropez.
Para se të martohej me Bernardin në vitin 1992, Brigitte ishte martuar tre herë më parë.
Së pari me Roger Vadim nga 1952 deri në 1957, pastaj aktorin Jacques Charrier nga 1959 deri në 1963 dhe fotografin Gunter Sachs nga 1966 deri në 1969. /Telegrafi/