Site icon Telegrafi

Aktorja australiane, Erica Hoy ndërron jetë në një aksident me makinë

Aktorja Erica Hoy ndërroi jetë të enjten në moshën 26-vjeçare.

E reja australiane po udhëtonte me një makinë me të dashurin dhe motrën e saj në qytetin e Adelaide, kur ata u përplasën papritur me një automjet tjetër.

Sipas The Daily Mail, shkak i aksidentit tragjik është bërë një makinë që drejtohej nga një 38-vjeçare, e cila u largua pas aksidentit pa e ndihmuar aktoren, megjithëse u arrestua disa orë më vonë.

Erica Hoy (Foto: Facebook)

Shoferi, që thuhet se ka probleme mendore, është akuzuar për disa vepra penale.

Midis tyre janë shkaktimi i vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, tre akuza për shkak të pakujdesisë dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ka qenë aq e papritur sa aktorja premtuese ka pësuar një goditje fatale nga e cila nuk ka mundur ta marrë veten.

Një foto tregon skenën pas aksidentit tragjik me makinë që vdiq Erica Hoy

Ajo vdiq pranë dy shoqëruesve me të cilët ishte në automjet: të dashurin dhe motrën e saj binjake, dy nga njerëzit që i donte më shumë.

“Ajo ishte një vajzë e re e zgjuar, e lumtur dhe pozitive. Më vjen mirë që nuk vdiq vetëm”, tha babai i Hoy për Daily Mail.

Babai i të ndjerës tha se Erica e kishte kaluar ditën që vdiq duke bërë gjënë që donte më shumë, aktrimin.

Erica me të dashurin (Foto: Facebook)

Babai krenar tha se vajza e tij ishte një studente e mirë në shkollë, por aktrimi ishte pasioni i saj.

Ajo luajti në “Alice in Wonderland” e në disa projekte të tjera filmike. /Telegrafi/

Erica e kishte pasion aktrimin
Exit mobile version