Aktorja Anya Taylor-Joy (28 vjeçe) është e famshmja më e bukur në botë, sipas llogaritjeve të kirurgut plastik britanik, Julian De Silva, i cili drejton Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër.
Ai arriti në këtë përfundim duke përdorur hartën kompjuterike të fytyrës, një metodë shumë e njohur në kirurgjinë plastike.
Kjo metodë bazohet në “raportin e artë”, i njohur edhe si “raporti hyjnor”.
“Ajo doli të kishte rezultatet më të mira – pozicionin e syve prej 98,9 për qind, që është vetëm 1,1 qind e formës perfekte”, shpjegoi De Silva për Daily Mail.
“Anya gjithashtu kishte rezultatin më të mirë për vetullat. Ajo ishte afër majës në pothuajse çdo kategori, përveç buzëve”, shtoi ai.
Vendin e dytë në listën e femrave më të bukura në botë sipas raportit të artë e zuri Zendaya (94.37 për qind) dhe Bella Hadid (94.35 për qind) zuri vendin e tretë.
E katërta është Margot Robbie (93.43 për qind) dhe e pesta është aktorja koreano-jugore, Song Hye-kyo (92.67 për qind).
Më pas vijojnë Beyonce, Taylor Swift, Zhang Ziyi, Alia Bhatt dhe Nazanin Boniadi. /Telegrafi/