Aktorja italiano-amerikane, Annabella Sciorra, ka dëshmuar në gjykatë në rastin kundër Harvey Weinstein duke konfirmuar edhe para trupit gjykues se producenti i famshëm e ka përdhunuar në banesën e saj para 25 vitesh.
59-vjeçarja, e njohur për rolin e saj në serialin televiziv, “The Sopranos”, ka rrëfyer se filmbërësi i njohur kishe hyrë me dhunë në banesën e saj dhe e kishte sulmuar.
“U përpoqa ta heq nga vetja. E godisja, e shtyja…”, ka thënë ajo në dëshminë e saj para gjykatës në New York.
Megjithatë, Weinstein vazhdon t’i hedhë poshtë të gjitha akuzat, ku përfshihen edhe përdhunimet.
Nëse 67-vjeçari shpallet fajtor në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij – nga keqtrajtimi seksual e deri te përdhunimi – ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës prapa grilave. /Telegrafi/