Site icon Telegrafi

Aktorja amerikane që e ka lexuar Kuranin, ka falur namaz e ka agjëruar – vjen me poza me bikini interesante (Foto)

Lindsay Lohan ka ditur të tërheqë vëmendje mediatike me skandalet e ndryshme në të kaluarën, ndërsa tash ka vendosur që ta bëjë këtë me disa imazhe të reja.

Aktorja 30 vjeçare ka pozuar për revistën ODDA, ndërsa shfaqet e veshur me bikini rozë mjaft interesante. Kjo revistë e ka zgjedhur aktoren e “Mean Girls” për botimin e 12-të dhe përvjetorin e pestë të saj.

Veshje interesante nga LiLo (Morelli Brothers)

Fotografitë janë realizuar në Milano të Italisë, ndërsa Lindsay ka bërë poza të ndryshme në kuadër të setit fotografik.

Lexo po ashtu Lindsay Lohan zbulon se si ndihet pas leximit të Kuranit dhe agjërimit për Ramazan

Ndryshe, Lohan në të kaluarën ka pasur probleme me drogën dhe alkoolin, si dhe me partnerët që në disa raste ka rezultuar në dhunë.

Ndërsa në vitet e fundit, ajo i ka kushtuar vëmendje edhe fesë islame. Madje aktorja ka thënë se disa herë e ka falur namazin dhe ka agjëruar gjatë muajit të Ramazanit.

Lexo po ashtu Lohan takon Erdoganin, përshëndet Trumpin me 'Alaikum Selam' (Foto)

Madje, Lindsay ishte fotografuar rrufeve të New Yorkut duke mbajtur në duar librin e shenjtë të Kuranit, gjë që kishte shkaktuar komente dhe fyerje në drejtim të saj gjersa kjo e fundit ka pohuar se nuk i kupton se si këto gjëra mund të ndodhin në vendin e demokracisë, SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version