Telegrafi

Aktorja amerikane është penduar për ndërhyrjet kirurgjike

Melanie Griffith ka rrëfyer se është penduar për ndërhyrjet e shumta kirurgjike dhe këtë e kuptoi kur njerëzit filluan të flisnin për të.

Aktorja 59-vjeçare ka kaluar shtatë vjet duke bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë, pasi kishte frikë nga plakja.

“Unë nuk e kuptoja derisa njerëzit thonin – Oh zot, çfarë ka bërë ajo?’ Isha aq e lënduar sa shkova te një mjek për të hequr të gjitha ndërhyrjet që kisha bërë në të kaluarën. Fatmirësisht, tani ndihem më normale”, tha ajo për revistën Porter.

Së fundmi, Melanie ishte pjesëmarrëse në episodin e dytë të filmit Fifty Shades of Grey, ku vajza e saj Dakota Johnson ishte protagoniste kryesore.

Ndryshe, aktoren do të mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave në saje të filmit Akil dhe Dabka. /Telegrafi/

 

Melanie Griffith – Life Ball 2013