Aktorja e popullarizuar amerikane, Amanda Bynes, është duke u bërë nënë për herë të parë pas ribashkimit me ish-të dashurin e saj, Paul Michael, pas një ndarjeje të shkurtër.
Të martën, Michael ndau një postim në rrjetin social, Instagram, ku përfshin një selfie të vetes dhe yllit të “She’s Man”, si dhe një foto me ultratinguj me emrin Bynes në të.
“Foshnja në bërje”, e përshkroi Michael postimin e tij.
Bynes, 33-vjeçe, nuk e ka njoftuar ende shtatzëninë në llogarinë e saj në Instagram, derisa aktualisht është në një qendër trajtimi për kujdesin e vazhdueshëm të çështjeve të shëndetit mendor.
Lajmet për beben vijnë vetëm disa ditë pasi Bynes dhe Michael njoftuan ndarjen e tyre.
PEOPLE konfirmoi më parë se Bynes, 33-vjeçe dhe Michael ishin ndarë, pak më shumë se tre javë pasi aktorja zbuloi fejesën e tyre.
Detajet mbeten të pakta në lidhje me Michael, por një burim i afërt me aktoren tha për PEOPLE që dyshja u takuan në fund të vitit 2019.
Aktorja tregoi unazën e saj të fejesës në një foto të dorës së saj në rrjetet sociale, duke shkruar, “E fejuar me dashurinë e jetës sime”.
Njoftimi ishte një postim i rrallë në Instagram pasi aktorja ka mbajtur relativisht qetësi në mediat sociale për vitet e kaluara. /Telegrafi/