Telegrafi

Aktorja 82-vjeçare e “Harry Potter”, Miriam Margolyes pozon nudo për “British Vogue”

Aktorja e njohur, Miriam Margolyes 82-vjeçare ka pozuar nudo në revistën e njohur British Vogue.

Aktorja britanike e njohur më së miri për rolin e saj si ‘Pomona Sprout’ në filmat e “Harry Potter” nuk veshi asgjë kur bëhej fjalë për intervistën e saj të fundit ku ajo diskutoi trupin dhe seksualitetin e saj.

Ajo u fotografua teksa mbante vetëm një gjerdan me perla, ndërsa disa pjata kristali me ushqim ia mbuloi paksa gjoksin.

Foto: Tim Walker/Vogue

Në një intervistë të veçantë me “Vogue”, aktorja reflektoi mbi sfidat me të cilat u përball duke u shfaqur si lesbike në vitin 1966, një kohë kur homoseksualiteti ishte ende i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë turp për të qenë homoseksual apo diçka në të vërtetë. E dija që nuk ishte kriminale sepse isha unë. Nuk mund të isha kriminele”, tha ajo.

Prindërit e saj hebrenj, sipas intervistës, ishin më pak të pranueshëm – thuhet se e detyruan Margolyes të betohej në Torah se ajo do të ndalonte të bënte seks me gratë.

Foto: Vogue

Megjithatë, aktorja, tha se mbeti krenare për identitetin dhe komunitetin e saj.

“Unë mendoj se homoseksualët janë shumë me fat, sepse ne nuk jemi konvencionalë, ne jemi një grup paksa i ndarë”, tha ajo.

“Kjo na jep një avantazh. Ne jemi artistë të mirë, ne jemi muzikantë të mirë. Dhe më pëlqen të jem homoseksual. Nuk do të doja të isha ndryshe për asgjë”, përfundoi aktorja. /Telegrafi/