Telegrafi

Aktorja 70-vjeçare ndjehet e frustruar, kërkon marrëdhënie me yllin 28-vjeçar (Foto)

Diane Keaton ka pranuar publikisht se po kalon momente të vështira sa i përket jetës seksuale.

“Jam seksualisht e frustruar. A e dini çfarë ndjenje është ajo, të jesh seksualisht e frustruar? Unë e di. E di si ndihesh dhe nuk është mirë”, ka thënë 70-vjeçarja gjatë një interviste në The Ellen DeGeneres Show.

Derisa prezantuesja i ka thënë se aktorja kishte një jetë të pasur me shumë të dashur, Keaton është shprehur: “Ato ishin ditët kur nuk isha seksualisht e frustruar… Kush më kërkon tash të jem e dashura e tij? A do të dal më në takime? Me meshkuj të interesuar seksualisht?”.

Më pas DeGeneres ia ka ofruar disa opsione për të zgjedhur se me kë do t’i pëlqente të kalonte ca kohë. Ajo e kishte të vështirë të vendoste mes Justin Bieber e Jared Leto, por i la të dy anash kur u përmend emri i Al Pacinos.

“Ai është nga ata që i ka pëlqyer të qëndrojë afër meje. Jo shpesh, por me raste”, ka thënë fituesja e çmimit Oscar.

Ndërkaq, kur është pyetur për të dashurin hipotetik, zgjedhja e menjëhershme ishte: “Zac Efron. Ai është i duhuri!”.

Aktori 28-vjeçar sapo është ndarë nga e dashura e tij, ashtu që aktores mund t’i ecë fati. /Telegrafi/