Site icon Telegrafi

Aktorja 61-vjeçare Demi Moore thuhet se është në lidhje me një këngëtar 27 vite më të ri se ajo

Sipas mediave të huaja, Demi Moore, 61 vjeçe, dhe Joe Jonas, 34 vjeç, janë bërë më të afërt, duke nxitur spekulime për një lidhje dashurie.

Aktorja dhe këngëtari janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë, dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas.

“Demi dhe Joe janë bërë miq. Ata kanë miq të përbashkët dhe janë afruar shumë”, ka thënë një burim për DailyMail.

Thashethemet për një romancë janë mohuar nga një burim tjetër, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e pastër miqësore.

Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Moore ka promovuar filmin e saj horror “The Substance” dhe ka qenë mikpritëse në gala të amfAR ku Jonas papritur ka dalë në skenë me vëllain e tij Nick, duke kënduar hitin e tyre “Cake by the Ocean”.

Jonas më parë ka përfunduar lidhjen e tij pesëmujore me aktoren Stormi Bree.

Para saj, këngëtari ka qenë katër vjet i martuar me aktoren Sophie Turner, 28 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version