Demi Moore mahniti me elegancën teksa u pa e veshur me të bardha kur mori pjesë në festën private të “Versace” dhe “Fendi” gjatë Javës së Modës në Milano.
Aktorja 58-vjeçare shkëlqeu e veshur kokë më këmbë “Versace” gjatë të dielës mbrëma, shkruan DailyMail.
Ylli i “Ghost” veshi një xhaketë të bardhë elegante, të lidhur me një rrip me detaje ari rreth belit.
Moore e shoqëroi xhaketë me një fund me të njëjtën ngjyrë dhe me një qafore të stampuar me modelin vektori grek të “Versace”.
Aktorja e Charlie’s Angeles u aksesorizua me një gjerdan ari dhe vathë ari të mrekullueshëm.
Demi kompletoi dukjen me taka të bardha me rripa zinxhiri prej ari që shfaqnin pedikyrin e saj të kuq.
Nëna e tre fëmijëve mbante një çantë të bardhë që kishte një dorezë zinxhiri po ashtu nga ari.
Moore pozoi për fotografët para se të hynte brenda për të zënë vendin e saj në rreshtin e parë në pasarelë e modës. /Telegrafi/