Telegrafi

Aktorin shqiptar do ta shohim edhe në një serial turk (Foto)

Nik Xhelilaj sërish do të jetë pjesë e një seriali turk.

Aktori shqiptar në serial do të jetë krah aktores turke Ozge Gurel, e cila tashmë është e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj në “Stina e Qershive”.

Mësohet seriali se do të titullohet “Dolunay” ndërsa xhirimet do të fillojnë gjatë verës, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që aktori Xhelilaj, bëhet pjesë e një prodhimi serialesh turk.

Kujtojmë këtu se ai ka qenë pjesë e “Kayıp Şehirdhe dhe “Her Sevda Bir Veda”. /Telegrafi/