David Schramm, aktori i njohur për punën e tij të begatë në teatër si dhe për rolin e tij në komedinë “Wings”, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.
Schramm ishte anëtar themelues i kompanisë profesionale të teatrit “The Acting Company”, e cila njoftoi për vdekjen e tij përmes një postimi të publikuar në Facebook të dielën.
“Ne jemi të thyer për humbjen e David Schramm, një anëtar themelues i kompanisë sonë ‘Acting Company’. Ne po vajtojmë për humbjen e tij dhe do na mungojë shumë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Asnjë shkak i vdekjes për Schramm nuk është raportuar deri më tani.
Shumëkush mund ta kujtojë aktorin nga roli i tij si Roy Biggins në “Wings”, i cili u shfaq në të gjitha episodet e serialit para se të përfundonte në 1997.
Përveç kësaj, ai gjithashtu luajti një pjesë në filmin televiziv “The Dreamer of Oz: The L. Frank Baum Story”në 1990, ndërsa kishte role edhe në filma të tjerë si: “Le It Ride”, “Johnny Handsome”dhe “A Shock to the System”.
Sidoqoftë, një nga pasionet e tij më të mëdha ishte teatri.
Ai themeloi “The Acting Company” në 1972 së bashku me John Houseman dhe Margot Harley. /Telegrafi/