Aktori i famshëm amerikan, Kellan Lutz, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale duke treguar se bashkë me gruan Brittanny Gonzales kanë mirëpritur një djalë të quajtur, Kasen.
Foshnja e tyre e gjinisë mashkullore erdhi në jetë gjegjësisht më 10 gusht.
Tutje në njoftimin e çiftit thuhet se foshnja dhe bashkëshortja e Lutz janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe lutjet. Shumë e bekuar dhe nuk mund të besoj që Zoti na ka dhënë një tjetër dhuratë të çmueshme”.
Dyshja njoftuan në shkurt se vajza e tyre njëvjeçare, Ashtyn, do të bëhej së shpejti me një vëlla.
Kellan ka qenë më i njohur për publikun që nga përfshirja e tij në sagën “Twilight”. /Telegrafi/