Telegrafi

Aktori turk Tolgahan Sayisman solidarizohet me shqiptarët: Mos përjetofshi më humbje të tilla

Foto: Tolgahan Sayisman/Instagram

Tërmetet që ndodhën ditë më parë e që shkaktuan humbje në njerëz e dëme të shumta, ka bërë që e gjithë bota të solidarizohet me popullin shqiptar.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, duket se ka bashkëndier me shqiptarët dhimbjen që ata po përjetojnë në këto momente, aq më tepër që edhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi, është rritur në Shqipëri.

Tolgahan Sayisman (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Tolgahan ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaqet flamuri kombëtar i improvizuar në një tokë me dridhje.

Në mbishkrimin e saj, ai kujton tërmetin e fuqishëm që kishte përjetuar shumë vite më parë, nga i cili ka bërë të kuptojë dhimbjen që dikush mund të vuajë nga tërmetet, si në rastin e fundit me Shqipërinë.

Foto: Tolgahan Sayisman/InstaStory

“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rënde 7.4 ball ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen qe ndjeni ju sot ne e kuptojmë shume me mire, Zoti i ndihmohet te gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, ishin fjalët e aktorit në InstaStory.

Përndryshe, aktori Sayisman dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja Almeda Abazi, vitituan muaj më parë Kosovën për një projekt të përbashkët kinematografik me Ministrinë e Kulturës në Kosovë. /Telegrafi/

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë (Foto: Telegrafi)