Aktori i famshëm turk, Adnan Koç, u arrestua në vitin 2018 gjatë një operacioni të drogës, ku në atë ngjarje kishte plagosur edhe gjashtë policë.
Artistit me këtë rast Gjykata e Stambollit i ka shqiptuar dënimin me 16 vite e 8 muaj burg, ndërsa 40-vjeçari në anën tjetër ka bërë edhe një ankesë lidhur me këtë.
Megjithatë, Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Stambollit refuzoi kërkesën e Koç, duke vendosur se dënimi ishte i përshtatshëm.
Siç raporton mediumi turk “Sabah“, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për ‘tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë’.
Kjo thuhet se është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.
I njëjti ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave, përfshirë “Sulejmanin e madhërishëm” ku kishte rolin e Behram Pashës.
Adnan me këtë rol ka bërë që të pëlqehet në masë të madhe edhe në Kosovë e Shqipëri. /Telegrafi/