Telegrafi

Aktorit turk nuk i pëlqen se po detyrohet të puthet në serial me kolegen (Foto)

Kivanc Tatlitug ka folur për mediat turke rreth paraqitjes në serialin “Cesur ve Guzel”

Aktori ka zbuluar një fakt interesant gjatë skenave të aktrimit në seria, të cilin aspak nuk e pëlqen.

Në fakt, Tatlitug, i cili kohë më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare, ka deklaruar se nuk i pëlqen fakti që duhet ta puth në gojë kolegen Tuba Nuyukustun, e cila luan rolin Seyhanit, transmeton Telegrafi.

“Nuk më pëlqen fakti se duhet ta puth mikeshën time. Por, ky është profesioni ynë”, ka thënë ndër të tjerash aktori.

Ndryshe, Tatlitug vitin e kaluar kurorëzoi me martesë lidhjen e gjatë me Basak Dizer gjersa Tuba është shkurorëzuar së fundi prej Onur Saylakit gjersa ka filluar romancën me biznesmenin Umut Evrigen. /Telegrafi/