Telegrafi

Aktori turk Kenan Imirzalioglu i njohur për rolin “Mehmet Kosova” bëhet baba për herë të dytë

Aktori turk dhe prezantues i programit “Kush dëshiron të bëhet milioner”, Kenan Imirzalıoglu dhe gruaja e tij aktore, Sinem Kobal janë bërë prindër sërish.

Çifti i njohur turk kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, mësohet se çifti i njohur u bën prindër të një vajze ditën e djeshme(e hënë).

Aktorja e njohur dhe vajza e saj thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa dyshja e pagëzuan vajzën e tyre të dytë me emrin Leyla.

Imirzalioglu i cili nuk kurseu asnjë shpenzim për gruan e tij Sinem dhe vajzën e tyre të parë Lalin, para lindjes së fëmijës së dytë kishte zëvendësuar shtëpinë në Stamboll me një më të madhe.

Theksojmë që Sinem dhe Kenan kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni të thjeshtë në ishullin Cunda në vitin 2016.

Ata u bën prindër për herë të parë më 21 tetor 2020, shkruan Sabah.com.tr.

E njohur si aktore, jeta artistike e Sinem Kobal nis me kërcimin, ajo filloi arsimin e saj për baletin në shkollën e baletit ‘Yıldız Alper’ në moshën katër vjeçare dhe vazhdoi për tetë vjet.

Sinem nisi karrierën e saj të aktrimit me shkollimin që mori në Teatrin Dormen, filloi të merrte pjesë për herë të parë në serialin televiziv “Nanny” në moshën 13-vjeçare.

Aktorja u bë e famshme duke luajtur një personazh të quajtur Selena në një serial fantazi të quajtur me të njëjtin emër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kenan Imirzalioglu

Ndërkaq, Kenan në vitin 1997 përfaqësoi Turqinë në konkursin e 10-të “Best Model of the World” dhe fitoi vendin e parë.

Ai luajti në seriale televizive dhe filma, aktori është më i njohur për portretizimin e personazheve që kërkojnë trimëri dhe hakmarrje.

Imirzalioglu u bë i njohur në Turqi me rolet e saj në serialet Deli Yürek (1998-2002), Ezel (2009-2011), Karadayı (2012-2015).Teksa me rolin e “Mehmet Kosovës” në serialin dramatik “Acı Hayat”, i cili u transmetua në vitet 2005-2007 u bë i njohur edhe në vendin tonë. /Telegrafi/