Telegrafi

Aktori turk kalon mbrëmjen e fundvitit në spital! (Foto)

Aktori i i njohur turk, Kivanc Tatlitug, ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një spital në Ulus të Ankarasë.

Ylli i kinematografisë turke është fotografuar së bashku me bashkëshortes në orët e vona të mesnatës teksa ka lënë spitalin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kivanc Tatlitug

Vetë aktori nuk pranoi të prononcohej për mediat, por miqtë zbuluan se ai është dërguar me urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks dhe problemeve me frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.

Madje, ka dal edhe një fotografi teksa aktori po braktiste një prej spitaleve të Stambollit.

Ndryshe, 33-vjeçari kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare dhe se vjen prej qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Si e kaluan vitin 2016 yjet turke dhe shqiptare në Turqi? (Foto)