Telegrafi

Aktori tregon pse shtirej si i dashuri i lesbikes së famshme

Në vitet e nëntëdhjeta, moderatorja Ellen DeGeneres kishte frikë të dilte hapur e të tregonte për seksualitetin e saj.

Madje ajo kishte drojë se pikërisht kjo gjë do ndikonte që emisioni i saj të mos shikohej, transmeton Klan Kosova.

Këtë gjë e ka pranuar Johnathon Schaech në një intervistë për Reddit AMA. Aktori, i cili tash është i martuar dhe ka dy fëmijë, asokohe ishte përkrah DeGeneres pothuajse në çdo festë.

Aktori që njihet për rolin e tij në filmin “That Thing You Do”, ka thënë se nuk pendohet fare pse është shtirur si i dashuri i saj.

“Menaxheri im më kërkoi që ta shoqëroja nëpër festa. Ajo frikësohej që njerëzit nuk do e shikonin emisionin e saj për shkak se ajo ishte lesbike. I tërë veprimi im ishte nder”, ka sqaruar ai.