Telegrafi

Aktori Treat Williams ndërron jetë në moshën 71-vjeçare pas një aksidenti me motoçikletë

Treat Williams

Treat Williams vdiq të hënën pas një aksidenti me motoçikletë në Vermont.

Ai ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare.

Lajmi për vdekjen u konfirmua nga përfaqësuesi i Williams, Barry McPherson.

Foto: Getty Images

“Ai vdiq sot pasdite. Ai po lëvizte majtas dhe djathtas dhe një makinë ia preu rrugën”, tha ai. “Jam i shkatërruar. Ai ishte shumë i talentuar”, thuhet në njoftim.

“Ishte një aktor. Regjisorët e donin atë. Ai ka qenë zemra e Hollywoodit që nga vitet 1970”, shtoi McPherson.

Foto: Everett Collection

I njeri gëzon një karrierë të gjatë, ndërsa debutimin e bëri në vitin 1976 në “Deadly Hero”.

Siç raportohet, Treat ka luajtur në më shumë se 120 filma.

Foto: Wire Image

I njëjti ishte nominuar për një ‘Golden Globe’ për rolin e tij në “Hair”. Ai fitoi një ‘Emmy’ për filmin “The Late Shift”.

Williams ka lënë pas gruan Pam Vant Sant, me të cilën u martua në 1988. /Telegrafi/

Foto: Getty Images