Tom Lester, i cili luajti në serinë e viteve ’60 “Green Acres” ka vdekur në moshën 81-vjeçare.
Ai vdiq nga komplikimet e sëmundjes së Parkinsonit në shtëpinë e tij në Nashville.
“Tom Lester ka qenë një mik i shkëlqyeshëm i imi”, ka thënë për Fox News aktori Gary Moore.
“Ne u takuam mbi 20 vjet më parë dhe qëndruam miq gjatë gjithë këtyre viteve. Unë fillova ta çoj Tomin në shfaqje të ndryshme sepse kaq shumë fansa që dëshironin ta takonin. Unë kam qëndruar në shtëpinë e tij në fermën e tij që ai e quajti, Acres Green”, vazhdon më tej ai.
“Ne qeshëm gjatë gjithë kohës. Pashë Tomin muajin e kaluar në Nashville, dhe unë u dëgjova që ai të thoshte ‘Golly’ edhe një herë më pas u luta për të”, ka thënë ndër tjerash miku i tij, Moore.
Sipas aktorit, Lester ishte aq i dekurajuar sa që i vuri në pritje ëndrrat e tij të aktrimit dhe, përkundrazi, studioi kimi dhe biologji në Universitetin e Misisipit për t’u bërë doktor.
“Acres Green”, premiera e të cilit ishte në vitin 1965, tregon përrallën e një avokati të New York-ut, i cili përpiqet të jetojë jetën e një fermeri së bashku me gruan e tij në Hooterville.
Seriali, i cili u transmetua deri në 1971, ka përfshirë edhe aktorë të tjerë si: Eddie Albert, Eva Gabor dhe Pat Buttram.
Lester po ashtu ka qenë pjesë edhe e “The Beverly Hillbillies,” “Petticoat Junction”, “Love, American Style”, dhe “Little House on the Prairie”. /Telegrafi/