Sot përfundoi festivali i XII ndërkombëtar i filmit “Asterfest” i cili u mbajt nga 27 deri më 31 maj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Juria e këtij festivali të filmit, në konkurrencë të 21 filmi të shkurtë, vendimet e veta i ka marrë në bazë të ndikimit artistik të filmave duke i vlerësuar si rrëfime të ngrohta, njerëzore, të cilët në tërësi e shprehin moton „Rrëfime të vogla – mendje e madhe“. Sot kjo juri i publikoi edhe fituesit e çmimeve në këtë festival, edhe atë:
Patkoin e artë për filmin artistik „Fqinji nga kati i sipërm“ i Poja Badkobeh (Iran), Patkoin e argjendtë për filmin dokumentar “Errësirë që shndrit” të Arsim Fazliut dhe Patkoin e bronztë për filmin artistik “Peltec” të Benjamin Kliri (Irlandë).
Përndryshe Arsi Fazliu është aktor i teatrit profesionist të Tetovës. Kuadro i dal prej Universitetit të Tetovës i dekoruar me shumë çmime si aktor, i cili tani po dëshmohet edhe në sferën e filmit./Telegrafi/