Telegrafi

Aktori i ‘Stupcave’ ndjehet i rrezikuar prej qenve endacakë! (Video)

Osman Azemi, i njohur për rolet e shumta në grupin e humorit ‘Stupcat’  po ndihet i rrezikuar nga qentë endacak.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet aktori përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa dëgjohen duke ulëritur disa qen.

Lexo po ashtu Tash në RTV Dukagjini, "Përballje": A ka zgjidhje për qentë endacakë që morën jetën e 3 fëmijëve? (Video)

“VËMENDJE: Në lagjen Bregu i Diellit banorët janë në rrezik!Lusim qytetaret të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Poashtu, lusim avokatin e popullit të na ndihmoj”, shkruan Azemi në Instagram.

Ndryshe, aktori po vazhdon me sukses të paraqitet në serialin e mirënjohur kosovar ‘O Sa Mirë’ në rolin e Fahrushit. /Telegrafi/