Osman Azemi, i njohur për rolet e shumta në grupin e humorit ‘Stupcat’ po ndihet i rrezikuar nga qentë endacak.
Kështu së paku ka bërë të ditur vet aktori përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa dëgjohen duke ulëritur disa qen.
“VËMENDJE: Në lagjen Bregu i Diellit banorët janë në rrezik!Lusim qytetaret të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Poashtu, lusim avokatin e popullit të na ndihmoj”, shkruan Azemi në Instagram.
Ndryshe, aktori po vazhdon me sukses të paraqitet në serialin e mirënjohur kosovar ‘O Sa Mirë’ në rolin e Fahrushit. /Telegrafi/