Aktori i “Star Wars”, Andrew Jack, ka vdekur në moshën 76-vjeçare për shkak të komplikimeve nga coronavirusi, konfirmoi agjenti i tij.
Ai është një nga shumë të famshëm që është prekur me virusin vdekjeprurës.
Jack vdiq në Britani në spitalin ‘Surry’ të martën. Jack luajti në të dy seritë “Star Wars: Force Aëakens” dhe “Lord of the Rings” si gjeneral i rezistencës Caluan Ematt.
Ai gjithashtu ka punuar si trajner i dialekteve në shumë filma të tjerë si “Solo: A Star Wars Story”, trilogji “Lord of the Rings”, shumë nga filmat Marvel si dhe në filmin e ardhshëm Batman.
Agjenti i tij, Jill McCullough, konfirmoi vdekjen e tij në ‘Evening Standard’ duke thënë se ai ishte në spital ndërsa familja e tij ishte ngecur në karantinë në Australi.
“Andrew ishte plot jetë, ishte i gjatë dhe i mrekullueshëm me flokë të bardha”, ka thënë McCullough.
Shumë prej kolegëve të Jack morën rrjetet sociale për të shprehur pikëllimin e tyre. Greg Grunberg, i cili bashkëpunoi me Jackson në “The Force Awakens” postoi një foto me Jack në Twitter.
“Ai është një nga njerëzit më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë. Ju lutemi qëndroni të sigurt. Ju lutemi qëndroni në shtëpi”, ka shkruar ai. /Telegrafi/